Koreja e Veriut dhe Jugut janë pajtuar të hapin linjën ushtarake, një zyrtar jug-korean ka thënë për gazetarët.
Bisedimet e shumëpritura ndër-koreane, të parat në dy vjet janë duke u zhvilluar, transmeton portali arbresh.info
Komunikimet normale mes dy Koreve, përmes linjës, pritet të rinisin të mërkurën.
Pheniani ka kryer mirëmbajtjen teknike të nevojshme për të rihapur linjën telefonike me Seul, në bregun perëndimor të gadishullit, tha Zëvendësministri për Bashkim Chun Hae-sung. Koreja e Veriut njoftoi homologët e saj jugorë për këtë përpara mesditës.
Negociatat, që përfshijnë zyrtarë të rangut të lartë nga të dyja anët, po zhvillohen në fshatin kufitar të Panmunjom, një zonë të demilitarizuar që ndan dy Koretë./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...