Koreja e Veriut ka shprehur dëshirë për ‘denuklearizim total’ të gadishullit korean pa kushte paraprake të tilla si tërheqje të trupave amerikane, tha presidenti jug-korean.
Deklarata, e pakonfirmuar nga Koreja e Veriut, vjen para samitit me dy liderëve të vendit që do të mbahet me 27 prill, e ndjekur nga takimi mes Kim Jong-un dhe Donald Trumpit, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti i SHBA-së të premten u zotua të takojë Kimin gjatë javëve të ardhshme, por tha se ishte i gatshëm të largohej nëse bisedimet nuk ishin të frytshme.
Çështja kryesore në çdo takim midis Trump dhe Kim është nëse udhëheqësi i Koresë së Veriut është serioz në lidhje me çmontimin e armëve bërthamore të regjimit të tij dhe atë çfarë ai do të kërkonte nga SHBA në kthim./Arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...