Një qytetar amerikan është arrestuar në Korenë e Veriut, ndërsa po përpiqej të largohej nga vendi. Ai është identifikuar vetëm me mbiemrin e tij, Kim, dhe bëhet amerikani i tretë që ndalohet në Veri.
Sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, “Yonhap”, shtetasi amerikan i arrestuar, rreth të 50-ave, është një ish-profesor i Universitetit “Yanbian” në Kinë, e ka qëndruar në Korenë e Veriut për një muaj në kuadër të disa programeve të ndihmave.
Ai është arrestuar, sipas “Yonhap”, në Aeroportin ndërkombëtar të Penianit. Në janar të vitit të kaluar, studenti amerikan Oto Varmbier, 21 vjeç, u arrestua nën akuzën se po përpiqej të vidhte një shenjë propagande nga një hotel, ndërsa vizitonte Korenë e Veriut. Ai u dënua me 15 vite punë të rëndë për krime kundër shtetit, në mars të vitit 2016.
Në prill të vitit të kaluar, Kim Dong-chul, një qytetar i natyralizuar amerikan i lindur në Korenë e Jugut, u dënua me 10 vite punë të rëndë për spiunazh. Arrestimi i fundit vjen në mesin e tensioneve të larta në gadishull, me Shtetet e Bashkuara që kanë paralajmëruar se durimi strategjik me Korenë e Veriut ka përfunduar.
Një grup luftanijesh amerikane, i kryesuar nga “USS Carl Vinson” dhe i quajtur nga presidenti Trump “Armada”, pritet të arrijë gadishullin korean më vonë gjatë javës.
Koreja e Veriut ka thënë se është e gatshme të mbysë “Carl Vinson”-in dhe të dielën tha edhe se do të sulmonte Australinë me armë bërthamore, nëse ajo mbetet aleate e Shteteve të Bashkuara. Ndërsa në një dokument të publikuar në “Rodong Sinmun”, e përditshmja zyrtare e Partisë së Punëtorëve në Korenë e Veriut, thuhet se vendi është i gatshëm të “shuajë” Shtetet e Bashkuara nga faqja e dheut.
Sipas Penianit, Shtetet e Bashkuara kanë një skenar që parashikon luftë biokimike kundër Veriut. “Sidoqoftë vendi – thuhet në dokument, – nuk do të jetë një spektator ndaj lëvizjeve të Shteteve të Bashkuara, por do të mbyllë hesapet me Amerikën, perandorinë e të sëmurëve, duke e fshirë nga faqja e tokës”.
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...