Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut ka deklaruar se Koreja e Jugut po dërgon dronë në kryeqytetin Phenian. Këtë lëvizje e ka cilësuar si një provokim politik dhe ushtarak
“Dronët që fluturonin natën hynë në Phenian dhe hodhën “shumë” fletëpalosje me përmbajtje anti-koreane në kryeqytet javën e kaluar dhe këtë javë, tha ministria e jashtme në një deklaratë.
Autoritetet i bëjnë thirrje Koresë së Jugut të ndalojë veprime të tilla.
“Ky provokim i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm mund të çojë në konflikt të armatosur dhe madje edhe në luftë midis dy palëve duhet të ndalet menjëherë”, tha më tej ministria në një deklaratë./abcnews.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...