Koreja e Jugut gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar pothuajse 700 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), shifër njëditore e regjistruar për herë të parë që nga marsi, me ekspertët që thonë se vala e tretë e virusit po rritet në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, Koreja e Jugut regjistroi 686 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 39.432 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuar me këtë virus.
Me katër vdekje tjera, numri i viktimave nga virusi është rritur në 556.
Rastet aktive me COVID-19 në vend aktualisht janë 8.699.
Përhapja e virusit në kryeqytetin Seul dhe zonat përreth i ka detyruar autoritetet shëndetësore të rrisin nivelin e gatishmërisë në 2.5, niveli i dytë më i lartë nën sistemin me pesë nivele, që hyri në fuqi dje për dje dhe do të zbatohet për tre javët e ardhshme.
Grumbullimi i mbi 50 personave është i ndaluar dhe objektet si palestrat dhe baret do të mbyllen. Restorantet, teatrot dhe vendet e tjera nuk do të funksionojnë pas orës 21:00.
Zona më e madhe e Seulit, që mbulon provincën Gyeonggi dhe Incheon, kanë raportuar 524 raste të reja gjatë ditës së kaluar.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, zyrtarët e shëndetësisë thanë se infeksionet në rritje të komunitetit janë shkaku kryesor i rritjes së rasteve të virusit në zonën më të madhe të Seulit, duke treguar raste të pagjurmueshme të konfirmuara që tejkalojnë 20 për qind të shifrës totale.
Ata po ashtu kanë paralajmëruar se numri ditor i infeksioneve mund të arrijë në 1 mijë javën e ardhshme nëse përhapja aktuale e virusit të ri vendoset nën kontroll.
Zyrtarët kanë qenë të shqetësuar për një mungesë të mundshme të shtretërve spitalorë për të trajtuar pacientët me COVID-19.
Autoritetet kanë vendosur të kryejnë teste parandaluese për virusin tek personat e moshës së mesme, pasi ato mund të jenë shkaku kryesor i valës aktuale të infeksioneve për shkak të aktiviteteve të tyre të shpejta.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...