Qendrat e Koresë së Jugut për Kontrollin e Sëmundjeve ka konfirmuar vdekjen e parë nga koronavirusi në vend, raportoi të enjten agjencia e lajmeve Yonhap. Shkaku i saktë i vdekjes është duke u hetuar, sipas deklaratës.
Seul raportoi më herët gjatë ditës se numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në vend është rritur nga 82 në 104, transmeton portali arbresh.info.
Njëkohësisht, qyteti juglindor i Daegu, i prekur nga infeksioni ka implementuar disa masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke izoluar ushtarët nëpër baza ushtarake.
Lajmet vijnë ndërsa Pekini raportoi gjithsej 2,118 vdekje në territorin e Kinës nga sëmundja, me gati 75,000 njerëz të infektuar. Për momentin, infeksioni është përhapur në më shumë se 25 vende, me Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) duke shpallur një urgjencë globale shëndetësore mbi shpërthimin e virusit./arbresh.info/
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje