Koreja e Jugut ka mobilizuar ushtrinë e saj dhe ka mbyllur shkollat, teksa rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) arritën kulmin gjatë fundjavës.
Vendi ka raportuar 1.030 infeksione me koronavirus të dielën, shifra më e lartë që nga shpërthimi i pandemisë. Rastet e reja, megjithatë, të hënën shënuan rënie në 718.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Yonhap, ushtria tha se ka vendosur 379 oficerë të saj të Njësisë Speciale në qendrat e shëndetit publik për të ndihmuar trajtimin e situatës së COVID-19. Ndërkohë, shkollat janë udhëzuar të zhvillojnë mësimin vetëm online.
Pjesa më e madhe e stacionimit është bërë në kryeqytetin Seul dhe zonat përreth tij. Armata tha se ushtarët do të kryejnë gjurmimin e kontaktit, menaxhimin e të dhënave dhe transferimin e mostrave për testet e virusit për dy muaj.
Koreja e Jugut deri më tani ka raportuar 43.484 raste me COVID-19, përfshirë 587 vdekje. Qeveria, javën e kaluar në zonën e kryeqytetit të Seulit ashpërsoi masat e distancimit social, aktualisht në nivelin 2.5, i dyti më i larti nën kufizimet e virusit me pesë nivele./AA/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...