Koreja e Jugut ka urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave dhe çerdheve në Seul pas rritjes së rasteve me koronavirus atje.
Afro 200 persona të stafit dhe nxënësve janë infektuar në zonën e Seulit të madh në dy javët e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Mësimi në distancë do të vazhdojë deri me 11 shtator, tha Ministria e Arsimit.
Autoritetet e shëndetit kanë paralajmëruar që vendi është në prag të shpërthimit mbarëkombëtar.
Të gjithë nxënësit e zonës së Seulit të madh, shtëpia e 25 milionë banorëve tani do të mësojnë online me përjashtim të atyre që janë në vitin e fundit të shkollës së mesme të cilët do të hyjnë në provimet e regjistrimit në universitet në dhjetor.
Shkollat me më pak se 60 studentë dhe shkollat e arsimit special u lejohet të zgjedhin nëse të zbatojnë udhëzimet e ministrisë, tha Korea Times.
Shumica e shkollave të Koresë së Jugut rihapën në faza midis 20 majit dhe 1 qershorit pasi rastet në vend u duk të binin.
Koreja e Jugut ka raportuar 310 vdekje dhe 17.945 raste që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins./arbresh.info/
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Ku...
Hamza zotohet për më shumë zhvillim, e më pak tatime
Një 43-vjeçare gjendet pa shenje jete në Prishtinë
Dy klube të mëdha interesohen për transferimin e Kolo Mouani...
“Përgjegjësia ndaj qytetarëve, prioritet”, Krasniqi tregon p...
Nis tubimi elektoral i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë