Koreja e Jugut, Japonia dhe Kina bien dakord për të rifilluar takimet e nivelit të lartë

23:52 | 26 Nëntor 2023
E.G

Në takimin e parë pas rreth katër vjet, kryediplomatët e Koresë së Jugut, Japonisë dhe Kina ranë dakord të dielën për të ringjallur bashkëpunimin mes vendeve fqinjëve aziatikë dhe për të rifilluar takimet trepalëshe mes udhëheqësve të tyre. Megjithatë nuk u përcaktua një afat specifik mbi këtë çështje.

Tre vendet, të lidhura ngushtë ekonomikisht dhe kulturalisht me njëri-tjetrin, së bashku përbëjnë rreth 25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto global. Por përpjekjet për të nxitur bashkëpunimin shpesh kanë hasur në pengesa për shkak të një sërë çështjesh, përfshirë mosmarrëveshjet historike që rrjedhin nga agresioni i Japonisë gjatë kohës së luftës dhe konkurrenca strategjike mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ne, tre ministrat ramë dakord të rivendosim dhe normalizojmë bashkëpunimin mes tre vendeve brenda një periudhe të shpejtë”, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut pas takimit të tij me homogun japonez Yoko Kamikawa dhe ministren e Jashtme kineze Wang Yi. Takimi u mbajt në Busan të Koresë së Jugut.

Zoti Park tha se tre ministrat konfirmuan një marrëveshje të mëparshme nga zyrtarë të nivelit më të ulët për të rifilluar takimin “sa më shpejt të jetë e mundur e në kohë përshtatshme për të tre vendet”. Po kështu u ra dakord për përshpejtimin e përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë.

Të tre ministrat ranë dakord gjithashtu të nxisin projekte të ndryshme bashkëpunimi në fusha të tilla si tregtia, teknologjia, shëndeti publik, zhvillimi i qëndrueshëm dhe siguria, sipas deklaratave të shpërndara nga autoritetet e Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Sipas vëzhguesve mungesa e një marrëveshjeje për kohën e takimit të niveli të lartë trepalësh, duket se sugjeron se ai nuk pritet të ndodhë këtë vit siç kishte shpresuar Koreja e Jugut, kryesuesja e takimit të ardhshëm. Megjithatë, zoti Kamikawa tha se riaktivizimi i diplomacisë trepalëshe “është një hap i rëndësishëm drejt organizimit të një takimi të ardhshëm Japoni-Kinë-Kore e Jugut”./voa

Të ngjashme