Koreja e Jugut ka fajësuar Kinën për ajrin e ndotur në vendin e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media sot në Seul, ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha, tha se një sasi e madhe e pluhurit të imët i pranishëm në ajrin e Koresë vjen nga Kina.
Bëhet fjalë për emetime nga motorët dizel, që janë grimca më të vogla se 10 mikron.
Një ditë më parë, edhe presidenti i Koresë së Jugut, Mun Jae u ankua për ajrin e ndotur duke bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta me Kinën për të luftuar këtë problem.
Gjatë disa muajve të fundit, Koreja e Jugut po përballet me ndotje të madhe të ajrit, për të cilën partitë politike thonë se është një “katastrofë kombëtare”.
Komentet e tilla kanë ngjallur reagimin e Pekinit zyrtar, për çka të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang, tha se nuk di nëse ka prova të mjaftueshme se pluhuri i imët në Korenë e Jugut ka ardhur nga Kina.
“Në dy ditët e fundit kur Seuli u mbulua nga pluhuri i imët, në Pekin nuk ka pasur ndotje të tillë”, tha ai.
Lu shtoi më tej se dy vendet kanë zhvilluar bisedime në nivel ministrash ku kanë diskutuar hapat e mundshëm të përbashkët kundër pluhurit të imët.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...