Koreja e Jugut ka njoftuar se do të heq pothujase të gjitha kufizimet sociale që janë vendosur për shkak të koronavirusit, përveç përdorimit të detyrueshëm të maskave, pasi numri i rasteve vazhdon të bjerë.
Duke filluar nga 18 prilli, kafenetë, baret dhe restaurantet nuk do të mbyllen në mesnatë dhe do të hiqet kufiri i 10 personave në tubime private, njoftoi kryeministri Kim Boo-kyum në një konferencë shtypi, transmeton portal arbresh.info
“Omicron ka treguar shenja dobësimi të ndjeshëm pasi arriti kulmin në javën e tretë të marsit”, kur vendi po regjistronte mbi 600,000 raste ditore, tha Kim, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.
“Vendosja e maskave në ambientet e brendshme do të jetë e pashmangshme për një kohë. Në lidhje me mbajtjen e maskës në natyrë, e cila paraqet një rrezik relativisht më të ulët, ne do të vendosim pas dy javësh, bazuar në një rishikim të situatës së virusit”, shtoi ai.
Koreja e Jugut i trajtoi shumë mirë valët e para të infeksionit për shkak të sistemeve të saj gjithëpërfshirëse të gjurmimit dhe testimit dhe vendosi shumë pak kufizime deri në janar 2021.
Vendi hoqi kufizimet në nëntor të vitit të kaluar, por i rivendosi ato një muaj më vonë mes një vale të gjashtë të ndjekur nga varianti Omicron.
Koreja e Jugut ka regjistruar mesatarisht 160 mijë infeksione ditore në javën e fundit, ka zbuluar zbuluar gjithsej rreth 16 milionë infeksione dhe pak më shumë se 20,000 vdekje, me një shkallë vdekshmërie prej 0.13 për qind./arbresh.info/
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...