Ushtritë e Koresë së Jugut dhe të SHBA-së të enjten shtynë stërvitjet e përbashkëta vjetore ushtarake për shkak të koronavirusit, me të cilën u infektuan pjesëtarë të forcave të armatosura nga të dyja vendet, për çka i mbyllën bazat dhe një numër i madh trupash mbeti në karantinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Diku 20 ushtarë jugkorean dhe një ushtar amerikan me shërbim në Korenë e Jugut rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit, i cili ka infektuar qindra njerëz në vendin aziatik.
Koreja e Jugut tashmë ka pezulluar stërvitjen e saj në terren, ka vendosur 9.570 trupa në karantinë dhe ndaloi shumicën e ushtarëve në shërbim që të largohen nga bazat. Ushtria amerikane mbylli disa reparte në disa baza dhe nxiti personelin e saj që të shmangte shtrëngimin e duarve dhe tubimet e mëdha.
“Stërvitjet e përbashkëta të planifikuara për gjysmën e parë të këtij viti do të shtyhen deri në njoftimin e mëtejshëm”, tha Kim Joon Rak, zëdhënës i Shtabeve të Përbashkëta të Koresë së Jugut.
Kim tha se Gjenerali Park Han-ki, Shefi i Shtabit të Përbashkët, kishte sugjeruar shtyrjen e stërvitjes për sigurinë e trupave, të cilën e pranoi Robert Abrams, shefi i ushtrisë amerikane në Korenë e Jugut.
Ekspertët thonë se shtyrja ishte e pashmangshme sepse përhapja e mundshme e koronavirusit në kazerma mund të dobësonte ndjeshëm aftësinë ushtarake.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...