Korea Veriore synon krijimin e “marrëdhënieve të reja” me SHBA-në

08:20 | 11 Qershor 2018
A. B.

Media shtetërore verikoreane, ka ngritur mundësinë që shteti i izoluar, Koreja Veriore të krijojë “marrëdhënie të reja” me Shtetet e Bashkuara.

Ky njoftim vjen vetëm një ditë para se lideri verikorean, Kim Jong-un, të takojë presidentin amerikan, Donald Trump, në samitin historik.

Këto komente kanë treguar ndryshim nga Koreja Veriore pas disa dekadash të toneve armiqësore me SHBA-në,transmeton BBC

Trump në anën tjetër ka thënë se ka “ndjenjë të mirë” për samitin e shumëpritur.

Të dy liderët kanë arritur të dielën në Singapor për të zhvilluar takimin e parë të ndonjë presidenti amerikan në detyrë dhe një lideri verikorean.

Presidenti amerikan shpreson se takimi në fjalë do të fillojë procesin e denuklearizimit të Gadishullit Korean.

Mirëpo qasja e verikoreanëve në këtë aspekt ka qenë gjithmonë më e paqartë.

Përmes një postimi në Twitter, Trump ka treguar të hënën për entuziazmin në shtetin aziatik, pak para samitit./arbresh.info/

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1005989290520739845?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-asia-44433954

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme