Singapori ka pezulluar përdorimin e dy prej katër vaksinave kundër gripit, pasi 48 njerëz humbën jetën në Korenë e Jugut.
Singapori u bë kështu vendi i parë në botë që shpalli publikisht pezullimin e vaksinës, raporton Reuters, transmeton portal arbresh.info
Në Korenë Jugore 48 njerëz kanë vdekur nga vaksina e gripit, por përkundër kësaj autoritetet shëndetësore kanë theksuar se programi i vaksinimit të do të vazhdojë, sepse besohet që vdekjet nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me vaksinim.
Edhe një muaj nuk arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal
Askush nuk ka vdekur në Singapor pasi mori vaksinën e gripit, por pezullimi i vaksinave nga SKYCellflu Quadrivalent dhe VaxigripTetra është futur si një masë paraprake, tha ministria e shëndetësisë e vendit.
Vaksina e parë prodhohet në Korenë e Jugut, e dyta prodhohet nga Sanofi Aventis./arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...