Google ADS

Korea e Veriut i kërkon SHBA-së të mbajë një ‘qëndrim serioz’ për paqen

16:20 | 26 Mars 2018
Arbresh.info

Korea e Veriut i kërkon SHBA-së të mbajë një ‘qëndrim serioz’ për paqen

Pyongyang i është drejtuar zyrtarëve udhëheqës në Washington duke u thënë që duhet të mbajnë një qëndrim më serioz në lidhje me paqen, transmeton arbresh.info.

Ri Jong-hyok, shefi I asamblesë se popullit në Korenë e Veriut, ka thënë që “vendi jonë kërkon të ndërtojë një botë po aq të fuqishme dhe të lirë nga agresionet dhe lufta”.

Ai ka shtuar që asgjë nuk do ta ndalojë Korenë e Veriut.

“Tash është koha më e mirë për t’i dhënë fund anarkisë Amerikane, qëndrimeve agresore me anë të sanksioneve të dështuara” ka shtuar Ri Jong-hyok./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme