Gjatë ditës së sotme, Korea e Veriut e la hedhur një predhë të paidentifikuar në drejtim të Japonisë, nga bregdeti i Yonhap që ndodhet në pjesën lindore.
Predha u hodh drejt Detit të Japonisë, i njohur gjithashtu si Deti Lindor, thuhet në raport, ku zyrtarët ushtarakë nuk japin detaje shtesë, transmeton Telegrafi.
Derisa bota po merret me luftimin e coronavirusi, në shtetin e izoluar korean janë lansuar katër predha të ngjashme brenda një muajit, ndërsa përkohësisht janë ndërprerë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, lidhur me çarmatimin.
Vetëm një javë më parë, ky shtet i pajisur me armë bërthamore, lëshoi ato që besohej të ishin dy raketa balistike me rreze të shkurtër.
Një ditë më vonë, media shtetërore e Koresë së Veriut njoftoi se Presidenti amerikan Donald Trump i kishte dërguar një letër udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ku detajohej një plan për zhvillimin marrëveshjeve të reja.
Raporti përmendte motrën e fuqishme të Kim Jong-Un, Kim Yo Jong, i cila paralajmëroi se përmirësimi i marrëdhënieve personale midis dy liderëve nuk do të jenë të mjaftueshme për të filluar marrëdhëniet më të gjera.
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...