Korea e Jugut është goditur nga një tajfun, i cili morri jetën e 7 personave, që ishin bllokuar në një parkim nëntokësor.
Ata zbritën në parking për të lëvizur makinat e tyre, por u kapën nga përrenjtë e ujit. Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin dy persona të cilët thuhet se mbijetuan duke u kapur pas tubave në tavan për më shumë se 12 orë, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Sipas portalit Yonhap, viktimat ishin banorë të pallatit, të cilët janë urdhëruar nga menaxhmenti mëngjesin e djeshëm për të hequr makinat e tyre nga parkingu. Mbrëmjen e djeshme, ekipet e shpëtimit u detyruan të kalonin nëpër metra e metra ujë me baltë për të hyrë në parkingun pothuajse plotësisht të përmbytur.
Të mbijetuarit, një burrë rreth të 30-ave dhe një grua rreth të 50-tave, janë në gjendje të qëndrueshme. Tragjedia ka ndodhur në qytetin Pohang, i cili ka pësuar dëmet më të mëdha në të gjithë vendin për shkak të tajfunit.
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.
Gadishulli Korean goditet nga ciklone të shumta çdo verë dhe në fillim të vjeshtës./arbresh.info/
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...