Është rritur në 14 numri i personave që kanë humbur jetën nga shirat intensivë që kanë përfshirë kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul dhe zonat përreth, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e agjencisë “Yonhap” thuhet se për shkak të shirave të dendur që vazhdojnë që nga fillimi i javës, mijëra shtëpi në Seul kanë mbetur nën ujë.
Sipas të dhënave të Shtabit Qendror për Masat e Fatkeqësive dhe të Sigurisë (CDSCH), nga shirat intensivë kanë humbur jetën 14 persona prej të cilëve 8 në Seul, 4 në Gyeonggi dhe 2 në rajonin Gangwon.
CDSCH ka njoftuar se nuk ka asnjë lajm për fatin e 5 personave.
Për shkak të përmbytjeve në të gjithë vendin janë evakuuar 7.200 persona.
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...
Gjesti, Drenushës: Po bën shumë filma, po mundohesh me e vën...