Ministri i Financave i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok mori sot postin e presidentit të përkohshëm, duke u zotuar të kapërcejë krizën politike që trondit vendin që nga përpjekja e dështuar e Presidentit Yun Seok-gil për të vendosur ligjin ushtarak në fillim të këtij muaji.
“Minimizimi i trazirave të qeverisë është i një rëndësie të madhe në këtë kohë,” vuri në dukje Choi në një fjalim pas emërimit të tij si president në detyrë. “Qeveria do t’i kushtojë të gjitha përpjekjet e saj për tejkalimin e kësaj periudhe krize”, shtoi ai.
Presidenti i ri në detyrë gjithashtu vuri në dukje se qeveria ka urdhëruar ushtrinë të rrisë vigjilencën e saj pasi ekziston mundësia që Koreja e Veriut të përfitojë nga situata politike në për të kryer veprime provokuese.
Choi është zyrtari i dytë qeveritar që merr postin e presidentit të përkohshëm të Koresë së Jugut në dy javë.
Parlamenti i Koresë së Jugut miratoi më herët sot një propozim nga opozita kryesore për të shkarkuar Han Duk-soo, kryeministrin e vendit, i cili ishte në detyrë që kur Yoon u pezullua më 14 dhjetor, pasi parlamenti miratoi një mocion ndaj tij./abcnews.al
Granit Xhaka nominohet për “Goli i Vitit”
Media britanike: Shqipëria mes pesë destinacioneve për të vi...
Vëllai i Madh, ia plotëson dëshirën Gjestit për të kaluar nj...
Deco po planifikon t’ia rrëmbejë Real Madridit top yllin nga...
Britania e Madhe ‘pushtohet’ nga mjegulla, aeroportet anuloj...
Autobusi përplaset me kamionin në Meksikë, të paktën tetë të...