Marsi i vitit 2024 ishte marsi më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në botë, duke iu bashkuar serisë së temperaturave të larta rekord që kanë ndjekur njëra-tjetrën në muajt e fundit, njoftoi Observatori Evropian i Kopernikut, duke folur gjithashtu për një rekord të ri mujor të temperaturës absolute në dete e tokë.
Marsi i vitit 2024 ishte gjithashtu 1,68°C më i ngrohtë se mesatarja për periudhën 50 vjeçare 1850-1900, periudhë referuese e epokës paraindustriale.
Sipas Kopernikut, është muaji i dhjetë me radhë që renditet si më i ngrohti i regjistruar. Që nga qershori 2023, Toka ka thyer rekorde të nxehtësisë çdo muaj.
Një kontribut i madh në këtë fenomen lidhet me valët e të nxehtit detar në zona të mëdha të oqeaneve.
Para publikimit të të dhënave të Kopernikut, viti 2023 ishte konfirmuar si viti më i ngrohtë i regjistruar që nga 1850, me rritjen e temperaturës mesatare globale afër kufirit prej 1,5 gradë celsius (1,48°C krahasuar me nivelin para-industrial)./abcnews.al
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...