Miratimi i ligji për ndalimin e abortit në 2022 në disa shtete të SHBA-së, që u kthye në një situatë tensioni e protestash të mëdha pas miratimit të tij, është kthyer sërish në vëmendjen e demokratëve.
Gjatë Konventës Kombëtare të Demokratëve që po zhvillohet në Çikago, duke se demokratët po fokusohen te të drejtat riprodhuese si çështje parësore. Guvernatori i Minesotës Tim Walz, kandidati për zëvendëspresident për garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se “republikanët do të ndalojnë abortin në të gjithë vendet, me ose pa Kongresin”.
Por Danald Trump, kandidat i republikanëve për president i SHBA, e kundërshtoi këtë duke thënë se nuk do ta kthente atë në një ligj federal.
“Ata thonë në konventë, unë dua një ndalim federal në të gjithë shtetet për abortin. Unë kurrë nuk do e bëj këtë, kjo ka ndodhur në shtetet që kanë dashur”, tha Trump.
Në konventën e tyre, demokratët kanë përmendur aksesin e kujdesit shëndetësor riprodhues gjatë çdo nate.
Gati dy duzina shtetesh kanë miratuar kufizime të abortit që nga vendimi i Gjykatës së Lartë në vitin 2022 duke bërë që demokratët të shfrytëzojnë zemërimin e popullatës duke e kthyes ligjin për abortin në çështje beteje presidenciale të 2024-ës.
Edhe para se të bëhej kandidate demokrate, nënpresidentja Kamala Harris i bëri të drejtat e abortit një pjesë kyçe të profilit të saj politik./rtsh/
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...
Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec
Kica-Xhelili e Bekteshi, të bindura për rikthimin e madh të ...
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...