Anëtarët e Partisë Konservatore më përpara do të ishin në gjendje që ta ndanin Britaninë e Madhe dhe ta shkatërronin partinë e tyre sesa të qëndrojnë në Bashkimin Evropian, thuhet në sondazhin e fundit.
Sondazhi i fundit nga YouGov, tregon se anëtarët e Partisë Konservatore, të cilët së shpejti janë në pritje të liderit të partisë së tyre, preferojnë më përpara që Skocia dhe Irlanda Veriore të ndahen nga vendi i tyre sesa të mos dalin nga Bashkimi Evropian, transmeton Gazeta Express.
63% kanë thënë se më mirë do të ishte që Skocia të largohej nga Britania e Madhe nëse kjo ia siguron që Brexit të ndodhë, ndërsa 61% janë të gatshëm të pranojnë “një dëm të konsiderueshëm” për ekonominë e tyre e në anën tjetër 59% do të pranonin që Irlanda Veriore të ndahet nga vendi. E të gjitha këto, vetëm që Britania e Madhe të dalë nga Bashkimi Evropian.
https://twitter.com/YouGov/status/1140885362350407681
Në anën tjetër, 54% do të vazhdonin procesin e Brexitit edhe nëse kjo do të nënkuptonte shkatërrimin e partisë së tyre.
Gjithashtu, 46% e anëtarët të Partisë Konservatore, do të ishin të lumtur nëse Nigel Farage do të ishte lideri i partisë së tyre. Ndërsa, 67% e anëtarëve të kësaj partie, e shohin partinë “Brexit Party” si kërcënim për ta.
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...