Rreth dhjetë kongresistë republikanë në SHBA përmes një letre kanë kërkuar nga Gjermania të emërojë si grup terrorist Hezbollahun e mbështetur nga Irani, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne i kërkojmë qeverisë tuaj të ndërmarrë një hap të thellë në luftën kundër terrorizmit… Dhe të eliminojë dallimin artificial midis degëve ushtarake dhe politike të Hezbollahut”, thuhet në letrën drejtuar kryediplomatit gjerman, Heiko Maas.
Dega ushtarake e Hezbollahut është e jashtëligjshme në Gjermani, ndërsa entiteti i saj politik nuk është i tillë.
“Nuk mund të ketë dialog me një organizatë terroriste… Ne i bëjmë thirrje Republikës Federale (të Gjermanisë) të emërojë Hezbollahun një organizatë terroriste në tërësinë e saj”, thuhet në letër.
Në qershor, kishte një përpjekje tjetër nga SHBA-të kur katër anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, dy demokratë dhe dy republikanë, i bënë thirrje kancelares gjermane, Angela Merkel, për të emëruar Hezbollahun një grup terrorist.
Dje, Gjermania hodhi poshtë një kërkesë të SHBA-ve për të kontribuar në një mision ushtarak të udhëhequr nga SHBA-të për të patrulluar në ujërat e Gjirit Persik.
Duke folur në një konferencë për media në Berlin, zëvendës zëdhënësja e qeverisë, Ulrike Demmer, konfirmoi se SHBA së fundmi kishte prezantuar planet e saj për misionin, por se qeveria gjermane kishte disa rezerva.
SHBA, e cila ka emëruar të gjithë organizatën e Hezbollahut një organizatë terroriste së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, në fillim të muajit korrik sanksionoi dy përfaqësues të Hezbollahut në Parlamentin e Libanit, si dhe një zyrtar të lartë të sigurisë të Hezbollahut.
Argjentina së fundmi u bë vendi i parë i Amerikës Latine që emëroi Hezbollahun një grup terrorist.
Hezbollahu aktualisht përfaqëson rreth një të dhjetën e 128 vendeve në Parlamentin e Libanit.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...