Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë thirrur në një seancë dëgjimore ish-drejtorin e CIA-s John Brennan rreth situatës në Iran. Seanca javën e ardhshme vjen mes shkallëzimit të shqetësimeve lidhur me lëvizjet e papritura të administratës Trump në rajon.
Zoti Brennan, një kritik i hapur i Presidentit Donald Trump, është planifikuar të bisedojë me demokratët në një takim me dyer të mbyllura ditën e martë, sipas një ndihmësi demokrat si dhe një tjetër personi që ka dijeni mbi takimin. Ata komentuan në kushte anonimiteti.
Ftesa për zotin Brennan dhe zonjën Wendy Sherman, një ish-zyrtare e Departamentit të Shtetit dhe negociatore e lartë e marrëveshjes bërthamore me Iranit, tërheq vëmendjen nga një tjetër takim me dyer të mbyllura mbi të njëjtën çështje, mes zyrtarëve të administratës Trump me ligjvënësit planifikuar të zhvillohet gjithashtu të martën në Kongres. Ligjvënësit demokratë ka të ngjarë të marrin pjesë në të dyja seancat.
Administrata Trump ka dërguar së fundmi një aeroplanmbajtëse dhe logjistikë ushtarake në rajonin e Gjirit Persik si dhe ka tërhequr personelin jo të domosdoshëm nga Iraku. Kjo gjë ka alarmuar demokratët dhe disa republikanëve në Kongres mbi mundësinë e një përplasje me Iranin.
Ditët e fundit zoti Trump e ka minimizuar mundësinë e një konflikti. Por ka ende pikëpyetje rreth arsyeve që nxitën veprimet e fundit të administratës së tij dhe shumë ligjvënës kanë kërkuar më shumë informacion.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësueve Nancy Pelosi kishte kërkuar nga administrata që të informonte të gjithë ligjvënësit lidhur me situatën në Iran, por ajo tha se kërkesa fillimisht ishte refuzuar. Javën e kaluar administrata ofroi informacion të klasifikuar për udhëheqësit e të dyja palëve./VoA/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...