Kongresi amerikan voton një masë të re ndëshkuese për Rusinë

22:48 | 7 Prill 2022
KRG

Kongresi amerikan ka votuar një masë për të hequr statusin tregtar të “kombit më të favorizuar” të Rusisë dhe një tjetër për të ndaluar importet e naftës nga Rusia.

Joe Biden pritet të nënshkruajë të dyja masat në ligj, raporton gazeta britanike “The Guardian”.

Masa që ndryshon statusin tregtar të Rusisë i hap rrugën administratës së presidentit amerikan, Joe Biden për të rritur tarifat për importet ruse.

“Putini duhet të mbahet absolutisht përgjegjës për krimet e neveritshme të luftës që po kryen kundër Ukrainës”, tha udhëheqësi i shumicës në senat, Chuck Schumer.

“Kjo paketë ka të bëjë me presionin ekonomik ndaj Vladimir Putin dhe miqve oligarkë të presidentit rus”, tha Ron Wyden, kryetar i Komitetit të Financave të Senatit.

Rusia e Putinit nuk meriton të jetë pjesë e rendit ekonomik që ka ekzistuar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, shtoi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme