Kongresi amerikan ka miratuar paketën e investimeve në vlerë të 1 trilion dollarëve, çka shënon fitore të madhe të brendshme për presidentin amerikan, Joe Biden.
Negociatat për projektligjin, që është miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve, kanë krijuar ndasi të konsiderueshme në mesin e demokratëve.
Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve është duke dërguar përpara një tjetër projektligj ambicioz për shpenzime, të favorizuar nga ligjvënësit liberalë.
Paketa për investime në infrastrukturë tani pret miratimin e Bidenit për t’u shndërruar në ligj.
I konsideruar si dokument që miratohet në herë në gjeneratë, projektligji propozon 550 miliardë dollarë për investime të reja në tetë vjetët e ardhshëm në përmirësim të autostradave, rrugëve dhe urave të reja, si dhe për të modernizuar sistemet për transit nëpër qytete dhe rrjetin e hekurudhave.
Në projektligj përfshihen edhe fonde për ujë të pastër për pije, shpejtësi më të madhe të internetit dhe pika për mbushje të makinave elektrike.
Ky konsiderohet investimi më i madh federal ndër vite për infrastrukturë të shtetit.
“Sonte, ne kemi bërë hap të madh përpara si komb”, ka thënë Biden përmes një deklarate.
“Gjeneratat e së ardhmes do të kthehen mbrapa dhe do ta kuptojnë se kur Amerika e ka fituar garën ekonomike për shekullin XXI”.
Projektligji do të financohet në disa mënyra, përfshirë fondet e pashpenzuara për pandemi të koronavirusit.
Tre muaj më parë, 19 republikanë u janë bashkuar demokratëve që të miratojnë këtë dokument në Senat, duke shënuar një bashkim të rrallë mes partive, në Kongresin gjithnjë e më të ndarë.
Të premten, më 6 nëntor, projektligji është miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve me mbështetje të 13 republikanëve, po ashtu.
Partia Demokratike ka pasur vështirësi për t’u bashkuar për këtë dokument, pasi disa demokratë e kanë konsideruar shumë të shtrenjtë dhe të tjetër kanë menduar ndryshe.
Miratimi i planit ka ardhur disa ditë pasi demokratët kanë shënuar humbje në disa zgjedhje shtetërore, duke rritur shqetësimet se mund ta humbin kontrollin e Kongresit në zgjedhjet që mbahen për këtë institucion vitin e ardhshëm./tch
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...