Të paktën 27 persona kanë vdekur brenda pesë ditëve nga epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, e cila u shfaq në korrik të vitit të kaluar, me të cilin numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 1946, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e RD të Kongos, gjatë epidemisë që u shfaq në provincën Kivu Veriore dhe u përhap në provincën Ituri, janë regjistruar 3.069 raste të etheve hemorragjike, nga të cilët tek 2.958 persona është zbuluar virusi Ebola.
Gjithsej 1.946 persona kanë vdekur si pasojë e virusit, 27 prej të cilëve në pesë ditët e fundit.
Nga personat e diagnostikuar me Ebolë 918 persona i janë përgjigjur pozitivisht trajtimit mjekësor, ndërsa vazhdon trajtimi i 94 të tjerëve.
Instituti Kombëtar Amerikan i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive javën e kaluar kishte njoftuar se në kuadër të hulumtimit të kryer në koordinim me Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) ndaj rreth 700 pacientë me Ebola në RD e Kongos, kanë testuar ilaçet “REGN-EB3”, “mAb114”, “ZMapp” dhe “Remdesivir”, si rezultat i së cilës 94 për qind të pacientëve janë pérgjigjur pozitivisht ndaj trajtimit.
Virusi Ebola, i cili është shkaktar i një lloji të etheve hemorragjike, për herë të parë u shfaq me dy epidemi të njëkohshme në qytetin Nzara të Sudanit dhe Yambuku të RD të Kongos në vitin 1976. Epidemia në RD të Kongos mori emrin që mban edhe sot pasi u shfaq në një fshat në afërsi të lumit Ebola.
Virusi u përhap në Afrikën Perëndimore në dhjetor të vitit 2013. Rreth 30 mijë persona u prekën nga virusi dhe mbi 11 mijë persona humbën jetën gjatë epidemisë që përfshiu Guinenë, Liberinë dhe Sierra Leonen në periudhën 2014-2017.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...