Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka reaguar në lidhje me atë se çfarë po ndodh në konfliktin e përgjakshëm mes Izraelit dhe Palestinës. Ai reagoi ashpër ndaj administratës izraelite, e cila ka ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike për Palestinën.
Presidenti Erdogan kritikoi gjithashtu vendimin e administratës amerikane për të dërguar një marinë në rajon për të mbështetur Izraelin, njoftojnë mediat turke.
“Çfarë po bën aeroplanmbajtësja amerikane në Izrael? Çfarë do të bëjë atje? Do të godasë të gjithë Gazën dhe do të kryejë masakra të rënda?” – ka thënë Erdogan.
Kujtojmë se, krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izz al-Din al-Qassam, nisi një operacion gjithëpërfshirës kundër Izraelit në mëngjesin e 7 tetorit, të quajtur “Përmbytja Aksa”. Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupet e armatosura palestineze bastisën Portën Kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael dhe e pushtuan atë.
Grupet e armatosura më pas hynë nga këtu në vendbanimet brenda Izraelit dhe ushtria izraelite nisi një sulm në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë. Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 830 njerëz vdiqën dhe 4,250 njerëz u plagosën në Gaza gjatë sulmeve izraelite.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar, u raportua se 19 persona humbën jetën dhe rreth 110 persona u plagosën nga sulmet e ushtarëve izraelitë. Në sulmet e kryera nga Gaza u raportua se 1000 izraelitë humbën jetën dhe 2806 persona u plagosën, 106 prej tyre rëndë.
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...