Numri i personave të zhvendosur brenda Sudanit, si pasojë e luftimeve mes fraksioneve ushtarake rivale, ka shkuar në gati 700.000, kanë thënë Kombet e Bashkuara.
Rritja e numrit të të zhvendosurve ka shtuar shqetësimet për përshkallëzim të dhunës, pavarësisht bisedimeve për armëpushim, që janë duke u mbajtur në Arabinë Saudite.
Sulmet ajrore dhe betejat tokësore, janë duke vazhduar në kryeqytetin e Sudanit, Kartum.
Të gjitha lagjet pothuajse janë zbrazur në kryeqytet, pasi banorët kanë ikur nga shtëpitë e tyre.
Kartumi e ka pasur një popullsi prej 5.4 milionë banorëve, mirëpo qyteti është dëmtuar rëndë, prej luftimeve që kanë nisur më 15 prill, mes ushtrisë dhe grupit paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.
Më shumë se 600 persona besohet se janë vrarë dhe mbi 5.000 janë plagosur.
Javën e kaluar, Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth 100.000 persona kanë ikur në vendet fqinje, dhe numri mund të shkojë në mbi 800.000, nëse nuk ndalen luftimet.
Komandanti i ushtrisë së Sudanit, gjenerali, Abdel Fattah al-Burhan – presidenti de facto i Sudanit – është në luftë për pushtet me liderin e RSF-së, gjeneralin, Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur edhe si Hemedti.
Deri më tani, gjenerali Burhan dhe Hemedti, i cili e ka udhëhequr një milici arabe në konfliktin në Darfur, kanë treguar pak gatishmëri për të arritur marrëveshje për paqe./rel
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...