Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) ka bërë të ditur se konflikti i vazhdueshëm në Jemen ka zhvendosur të paktën 40.824 njerëz që nga janari, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të IOM-së thuhet se midis 1 janarit dhe 3 korrikut, rreth 6.804 familje të cilat përbënin gjithsej 40.824 njerëz janë zhvendosur të paktën një herë.
Duke theksuar se nga 27 qershori deri më 3 korrik, gjithsej 81 familje që përfshijnë 1.086 persona ishin zhvendosur të paktën një herë, deklarata tregon se numri më i lartë i zhvendosjeve gjatë periudhës ndodhi në provincat Al Dhale, Marib dhe Al Hudaydah.
Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur milicët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa. Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi një fushatë shkatërruese ajrore që synonte të rikthente fitimet territoriale të Houthi-ve.
Sipas Zyrës së OKB për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, konflikti ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 233 mijë personave.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...