Izraeli vazhdoi të premten me bombardime dhe predha artilerie në Rripin e Gazës ndërsa rriti vendosjen e trupave dhe tankeve pranë enklavës së rrethuar palestineze.
Të paktën 122 palestinezë, përfshirë 31 fëmijë, janë vrarë dhe më shumë se 900 të plagosur që nga fillimi i luftimeve të hënën.
Qindra familje palestineze janë strehuar në shkollat e Kombeve të Bashkuara në Gazën veriore për t’i shpëtuar zjarrit të artilerisë izraelite, me banorët që raportojnë se Rripi kishte përjetuar natën e saj “më të dhunshme”.
Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për një ndërprerje të menjëhershme të të gjitha armiqësive, duke përfshirë atë nga shefi i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua që ofensiva do të vazhdojë “siç është e nevojshme për të rivendosur qetësinë në shtetin e Izraelit”, raporton BBC.
Hamas lëshoi një tjetër breshëri raketash drejt Izraelit, duke goditur qytetin Ashkelon në orët e para të së premtes.
Të paktën tetë izraelitë dhe një shtetas indian janë vrarë. Ushtria izraelite tha se qindra raketa janë qëlluar nga Gaza drejt vendeve të ndryshme në Izrael dhe ata kanë shtuar përforcime pranë tokave lindore të enklavës.
Ndërkohë, dhuna po zhvillohet midis kolonëve izraelitë dhe qytetarëve palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar, si dhe në Izrael. Në një përshkallëzim tjetër të mundshëm, të paktën tre raketa u qëlluan nga Libani i Jugut drejt Izraelit. /Telegrafi/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës