Ushtria izraelite njoftoi se numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga 7 tetori është rritur në 341.
Duke folur për mediat në lidhje me numrin e ri të viktimave, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se një ushtar u vra gjatë ofensivës tokësore në Rripin e Gazës, ndërsa një tjetër u vra gjatë sulmit të Hamasit në Izraelin jugor.
Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, enklavë e cila ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e Hamasit më 7 tetor.
Pothuajse 10.800 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 9.227 palestinezë dhe më shumë se 1.538 izraelitë./abcnews.al
Rodrygo: El Clasico do të jetë e vështirë por duam të fitojm...
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...
Vjen zarfi i parë i zi në Big Brother VIP 4, çfarë ka ndodhu...
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën