Google ADS

Konflikti Izrael-Hamas/ Rama: Mbështesim thirrjen për një pauzë humanitare

07:27 | 7 Nëntor 2023
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se konflikti mes Izraelit dhe Hamasit duhet të marrë fund përpara se të dalë jashtë kontrollit dhe të përshkallëzohet në rajon.

Në një reagim në X, duke komentuar zhvillimet e fundit Rama thotë se Shqipëria mbështetet thirrjen e SHBA-ve për një pauzë humanitare në Gaza.

Kreu i qeverisë shton se pas sulmit ndaj Izraelit me 7 Tetor, Hamasi nuk mund të ketë të ardhme politike ndërsa shton se në këmbim të një armëpushimi, duhet të sigurohet lirimi i pengjeve të marra nga Hamasit.

Ai shton se do të takohet me liderët e tjerë në Forumin e Paqes në Paris për këtë konflikt.

“Ndërsa qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare në armiqësitë. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Sipas një mandati të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme“, ka shkruar kryeministri Rama./abcnews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme