Lufta civile e vazhdueshme në Siri është kthyer në një “konflikt gjigant” që nuk mund të përfundojë pa mbështetjen e Rusisë dhe fuqive rajonale si Irani dhe Turqia, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Ndërsa lufta kundër ISIS-it po vazhdon, lufta civile në Siri dhe lufta kundër terrorizmit islamik janë kthyer në një konflikt rajonal me përmasa gjigante”, tha Merkel, transmeton portali arbresh.info
Lufta që ka kapluar Sirinë për më shumë se shtatë vjet, nuk mund të përfundojë “pa Rusinë, Turqinë, Iranin, Arabinë Saudite, Jordanin dhe, në thelb, pa Evropë”, nënvizoi Merkel, duke përsëritur se “ne kemi nevojë për një zgjidhje politike në Siri”.
Deklarata e Merkelit vjen në kohën kur Rusia, Irani dhe Turqia po bëjnë përpjekje të përbashkëta për të sjellë paqe të qëndrueshme në Siri. Në fillim të prillit, krerët e tre vendeve u takuan në kryeqytetin turk Ankara, duke riafirmuar se ata kundërshtojnë “çdo plan separatist që synon të minojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë, si dhe sigurinë kombëtare të vendeve fqinjë”./arbresh.info/
Kurti vizitoi njërën nga depot me armatim të ushtrisë së Kos...
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...