Google ADS

Konfirmon Trump, takimi me Korenë Veriore do të mbahet

21:18 | 1 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Donald Trump ka deklaruar se takimi me Kim Jong-un në Singapor, që pritet të mbahet me 12 qershor, do të zhvillohet.

Presidenti amerikan e ka bërë këtë njoftim pas bisedimeve me një të dërguar të lartë të Koresë Veriore në Shtëpinë e Bardhë, transmeton portali arbresh.info

Ai gjithashtu tha se Koreja e Veriut “donte të bënte denuclearization”, edhe pse Veriu nuk e konfirmoi këtë.

I dërguari, gjenerali Kim Yong-chol, dorëzoi me dorë një letër nga udhëheqësi i Koresë së Veriut tek Presidenti Trump.

Trump ka theksuar se letra është “interesant”, por që nuk është momenti të zbulohen detajet.

Ai tha gjithashtu se çështja e të drejtave të njeriut nuk u diskutua./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme