Konfirmohet vrasja e gjeneralit të parë rus në vitin 2023

10:39 | 16 Qershor 2023
Emir Abduramani

Inteligjenca ushtarake britanike ka konfirmuar vdekjen e gjeneralit të parë rus për vitin 2023.

Gjeneral-major Sergei Goryachev “me siguri” vdiq të mërkurën në një sulm me raketa në jug të Ukrainës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

“Goryachev është gjenerali i parë rus i konfirmuar i vrarë në Ukrainë që nga fillimi i vitit 2023”, shkruan në njoftimin e ministrisë.

Ai ishte shefi i shtabit të Ushtrisë së 35-të të Kombinuar të Armëve, elementë të së cilës ishin të pranishëm gjatë masakrës së civilëve në Bucha në muajin mars të vitit 2022.

Komandanti i grupit, gjeneral-lejtnant Alexandr Sanchik, u raportua se po mbushte një boshllëk më të lartë në strukturën e komandës ushtarake të Rusisë, që do të thotë “ekziston një mundësi reale” që Goryachev ishte komandant në kohën e vdekjes së tij, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjeneral-majorët zakonisht komandojnë mijëra ushtarë dhe mbajnë emërime të stafit të lartë. /Telegrafi/

Të ngjashme