Konfirmohet rasti i 11 me koronavirus në Kanada

21:03 | 24 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kanadaja ka konfirmuar rastin e 11 me koronavirus, raportojnë zyrtar shëndetësor.

Në një komunikatë, Ministri i Shëndetësisë Adrian Dix dhe Dr. Bonnie Henry kanë konfirmuar rastin se i prekuri me koronavirus është një person mashkull në vitet e 40, i cili ishte ne kontakt të afërt me një të prekur më parë nga virusi transmeton arbresh.info

“Të dy rastet janë të izoluara në shtëpi me mbështetje dhe monitorim nga grupet e shëndetit publik,” thuhet në komunikat.

“Duke pasur parasysh dinamikën e ndryshueshme të shpërthimit në Kinë dhe globalisht, dhe duke pranuar se jemi në mes të sezonit të gripit, i kërkojmë të gjithë udhëtarët që kthehen në B.C. – pavarësisht se ku ishin në botë – të monitorojnë nga afër veten dhe fëmijët e tyre për simptoma, “thuhet në deklaratën e përbashkët. Duke shtuar, “rreziku i përhapjes së këtij virusi brenda Kolumbisë Britanike vazhdon të mbetet i ulët në këtë kohë.”

Në total, Kanadaja ka konfirmuar 11 raste të koronavirusit; katër raste ne Ontario dhe 7 ne Kolumbinë Britanike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme