Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) të premten tha se kishte gjetur arsye të mjaftueshme se në Duma të Gutës Lindore në Siri në vitin 2018 është përdorur klor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Misioni për Konstatimin e Fakteve (FFM) të ONAK ka publikuar raportin përfundimtar të hetimit në lidhje me “incidentin e supozuar të përdorimit të kimikateve toksike si armë”, e cila ndodhi në prill të vitit të kaluar në Siri.
“Aktivitetet e FFM-së në lidhje me këto akuza përfshijnë vizita në vendngjarje për të mbledhur mostra nga mjedisi, intervista me dëshmitarë dhe mbledhje të informacioneve”, thuhet në raport.
“Në lidhje me pretendimet për përdorimin e kimikateve toksike si armë në Duma, vlerësimin dhe analizat e të gjitha informacioneve të sipërmpërmendura të mbledhura nga FFM-ja ofrojnë baza të arsyeshme se përdorimi i kimikateve si armë ka ndodhur më 7 prill 2018”, thuhet më tej.
Raporti gjeti se kimikatet toksike përmbanin “klor reaktiv” dhe se me siguri ishte “klori molekular”.
Trupi i ONAK-ut për zbatimin e Konventës së Armëve Kimike me 193 vende anëtare mbikëqyr përpjekjet globale për të çrrënjosur përgjithmonë armët kimike. ONAK ndau raportin me shtetet nënshkruese të Konventës dhe u dërgua në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...