Senati amerikan e ka konfirmuar emërimin e James O’Brien si Ndihmëssekretar të Shtetit për Evropë dhe Euroazi.
Emërimi i tij është mbështetur nga 67 senatorë, derisa 31 anëtarë kanë qenë kundër.
O’Brien është emëruar në këtë pozitë nga presidenti amerikan Joe Biden, më 19 maj.
Ai është pjesë e Departamentit amerikan të Shtetit prej vitit 1989.
Përgjatë karrierës së tij të gjatë, ai është marrë edhe me çështje të Ballkanit, si i dërguar i posaçëm i presidentit, dhe ka marrë pjesë në negociata të paqes në Kosovë dhe Bosnje – Hercegovinë.
Në administratën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, ai ka qenë i dërguar i posaçëm për çështje të pengjeve dhe më 2021, Biden e ka emëruar koordinator për sanksione në Departamentin amerikan të Shtetit./rel
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...