Në Soçi të Rusisë mbahet Samiti Trepalësh Turqi-Rusi-Iran për Sirinë me pjesëmarrjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Vladimir Putin dhe Hasan Ruhani, raporon Anadolu Agency (AA).
– Erdoğan: Nuk duam drama dhe kriza të reja humanitare në Siri
Presidenti i Turqisë, Erdoğan u shpreh se nuk duan drama dhe kriza të reja humanitare as në Idlib, as në rajone të tjera të Sirisë. “Tërheqja e SHBA-së nga Siria është kusht të realizohet pa krijuar vakum autoriteti i cili do të keqpërdoret nga PYD, YPG dhe DEASH”.
“Fundi i terrorit është kapitullimi. Organizatat terroriste që shënjestrojnë qoftë vendin tonë, qoftë Iranin, janë të destinuara të humbin.”
“Dëshirojmë funksionalizimin sa më shpejtë të një komiteti të respektuar dhe stabil në koordinim me OKB-në”, u shpreh presidenti turk.
– Putin: Sot përcaktuam fusha të rëndësishme punimi për zgjidhjen e krizës
Presidenti Vladimir Putin deklaroi se janë duke zhvilluar punime për zgjidhjen e krizës në Siri me një koordinim intensiv dhe se sot u përcaktuan fusha të rëndësishme punimi për zgjidhjen e krizës.
“Do të vazhdojmë punimet tona për sigurimin e paqes së përhershme dhe stabilitetit në Siri. Formimi i zonës jokonfliktuale në Idlib është masë e përkohshme dhe sulmet terroriste nuk do të mbeten të pandëshkuara.” , u shpreh Putin.
“Procesi i nevojshëm për rindërtimin e Sirisë dhe sigurimin e paqes në këtë vend është arritur falë Rusisë, Turqisë dhe Iranit. Është e rëndësishme që të tri vendet e formatit të Astanas kanë për qëllim të konsolidojnë bashkëpunimin. Do të vazhdojmë përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve humanitare në Siri. Me OKB-në kemi rënë dakord për mbajtjen e mbledhjeve për Sirinë”.
– Ruhani: SHBA po transferon një pjesë të anëtarëve të DEASH në Afganistan
Ndërsa presidenti Ruhani paralajmëroi se SHBA po transferon një pjesë të anëtarëve të DEASH në Afganistan dhe u shpreh se kjo mund të jetë shumë e rrezikshme për Azinë Qendrore dhe rajonet e tjera.
Ndërsa për samitin trepalësh Ruhani u shpreh se tre vendet garantuese do të vazhdojnë përpjekjet për pakësimin e përleshjeve dhe sigurimin e stabilitetit të Sirisë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...