Zyrtarë të lartë amerikanë thanë se një konferencë ndërkombëtare për Lindjen e Mesme, e paraparë të mbahet muajin e ardhshëm në Varshavë, nuk do të ketë agjendë kundër Iranit.
“Nuk është një takim anti-Iran ose një ushtrim për ndërtimin e një koalicioni”, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane në një konferencë telefonike me gazetarët.
Takimi për Promovimin e Paqes dhe Stabilitetit në Lindjen e Mesme, më 13 dhe 14 shkurt, do të përfshijë seanca për situatat në Siri dhe Jemen, zhvillimin e raketave, terrorizmin dhe sigurinë kibernetike, thanë zyrtarë të SHBA-së dhe Polonisë.
Zyrtari amerikan po ashtu u tha gazetarëve se sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, me siguri se do t’i diskutojë në takim shqetësimet e SHBA-së lidhur me “politikat shkatërruese të Iranit në rajon”, duke shtuar se “është e vështirë të flitet për sfidat e rajonit pa iu referuar Iranit”.
I dërguai amerikan në Kombet e Bashkuara, Jonathan Cohen, ka thënë më 22 janar se takimi në Varshavë nuk synon të demonizojë ose sulmojë Iranin.
Ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz, ka thënë javën e kaluar se Irani nuk është ftuar në këtë ngjarje.
Irani e ka cilësuar konferencën si “një cirk të SHBA-së kundër Iranit”, duke paralajmëuar se Teherani mund të ndërmarrë “kundërveprime” të papërcaktuara ndaj Polonisë. /rel
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...