Komunisti i akuzuar për vrasje kapet pas 45 vitesh arrati

01:11 | 9 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Ai mundi të arratisej, por jo të fshihej përgjithmonë. Ky është rasti i Masaaki Osaka në Japoni, i cili ka mundur të mbetet në arrati për plot 45 vite, ndërsa ishte akuzuar për vrasjen e një oficeri të policisë gjatë protestave në rrugët e Tokios.

Ai dyshohet se e vuri zjarrin zyrtarin duke përdorur një bombë benzine Molotov Cocktail. Asnjë nga kriminelët e tjerë të dyshuar nuk ka mundur të kalojë kaq gjatë pa u arrestuar.

Osaka u arrestua muajin e kaluar në një apartament në Hiroshima që i përkiste Chukaku-ha, ose Lidhja Japoneze Revolucionare Komuniste (JRCL). Ai nuk ka folur dhe ka preferuar të heshtë që pas arrestimit.

Të mërkurën, ai u transportua nga Hiroshima në Tokio për t’u pyetur më tej.

Policia thotë se ata kanë konfirmuar identitetin e tij përmes testeve të ADN-së, sepse shenjat e gishtërinjve nuk ishin në dispozicion në kohën e krimit.

Ata thonë se zoti Osaka ishte në gjendje të qëndronte në arrati aq gjatë, sepse ai ishte një ish-anëtar i rangut të lartë të radikalëve të majtë e quajtur shkurt JRCL dhe u ndihmua nga bashkëpunëtorë të sinqertë të partisë.

JRCL u krijua në fund të viteve 1950 dhe gjatë viteve 1960-1970 fitoi reputacion për organizimin e protestave të dhunshme në rrugë.

Osaka është akuzuar për vrasjen e oficerit të policisë 21-vjeçar gjatë një trazire në Shibuya Ward të Tokios në vitin 1971. Ai thuhet se e ka sulmuar atë me një tub çeliku përpara se t’i vendoste zjarrin.

JRCL ishte duke protestuar, ndër të tjera, edhe kundër njohjes nga Japonia të pranisë ushtarake amerikane në vend, shkruan BBC.

Njeriu i dyshuar si bashkëpunëtor i zotit Osaka në sulmin e vitit 1971 u akuzua në vitin 1972, por rasti i tij u pezullua për shkak të sëmundjes mendore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme