Kompanitë gjermane punësojnë më pak staf të ri dhe kalojnë gjithnjë e më shumë në orët e reduktuara të punës për të përballuar krizën, sipas raportit të nëntorit të publikuar sot nga Instituti IFO për Kërkime Ekonomike nga Mynihu. Treguesi që mat gatishmërinë e kompanive gjermane për të punësuar ra nga 93.6 pikë në tetor në 93.4 pikë. Një situatë veçanërisht e vështirë mbizotëron në prodhimin gjerman, ku për shkak të rënies së porosive, ulen edhe nevoja për punëtorë, e një situatë e ngjashme mbizotëron edhe në tregti.
Në muajin nëntor, 17.8 për qind e kompanive prodhuese përdorën orar të reduktuar të punës, që është një rritje krahasuar me 14.3 për qind të gushtit.
Duke parë sektorët, orët e shkurtuara të punës janë shfrytëzuar më së shumti nga kompanitë në prodhimin e metaleve 41,7 për qind, prodhuesit e mobiljeve 33,7 për qind, si dhe kompanitë në industrinë e automobilave 27,2 për qind, prodhimin e pajisjeve elektrike 26,9 për qind dhe industrinë e makinerive 21, 4 për qind.
Ndër ofruesit e shërbimeve, numri i të punësuarve pritet të jetë konstant, gjë që vlen edhe për sektorin e ndërtimit.
Gjithnjë e më shumë kompani po pezullojnë punësimin e punëtorëve të rinj dhe po shqyrtojnë pushimet nga puna, paralajmëroi menaxheri i kërkimit IFO Klaus Wollrabe./abcnews.al
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme