Një kompani e re zvicerane po e ambalazhon në shishe ajrin e pastër nga Alpet zvicerane për t’ua shitur atë qytetarëve në zonat e ndotura, siç janë ato në Kinë dhe Indi.
Kompania thotë se ajri mblidhet nga disa lokacione përreth Alpeve dhe më pas kompresohet në kanaçe aerosoli dhe vjen me një maskë të bashkëngjitur për të asistuar në frymëmarrje.
Kanaçeja shtatë litërshe me ajër kushton 21 dollarë dhe përmban ajër të mjaftueshëm për mbi 120 frymëmarrje apo rreth 10 minuta përdorim, transmeton Koha.net.
“Ky produkt është për ato popullata që jetojnë në baza ditore me ndotje të tmerrshme të ajrit që mund të shkurtojë jetën dhe të shkaktojnë probleme të mëdha shëndetësore. Një shishe ajri zviceran nuk është përgjigjja e problemeve të tyre, por është kaq e këndshme që ju të mund të thithni ajrin e pastër dhe të freskët, madje edhe për pak kohë”, tha CEO i kompanisë, Danny Wurr.
Ai tha se pret që kompania e tij të bëhet “një lojtar i madh në tregun e ri të ajrit” dhe njoftoi se shitjet e para tashmë janë bërë.
Kujtojmë se edhe në Kosovë, e në veçanti në kryeqytet, Prishtinë, ndotja e ajrit ka mbërritur në nivele alarmante, sa që edhe vet Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dhënë disa këshilla por edhe udhëzime për institucionet përgjegjëse që të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit./Koha.net/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...