Një kompani pakistaneze e fluturimeve ka kërkuar nga punëtorët që janë me mbipeshë që të humbin peshë, në të kundërtën mund të ju rrezikohen pozitat e punës. Menaxheri i përgjithshëm i kompanisë u ka dërguar letër punëtorëve, duke i njoftuar se pesha e tyre do të matet çdo muaj.
Kjo kërkesë i është dërguar rreth 1800 punëtorëve të kompanisë. Nëse punëtorët dështojnë ta humbin sasinë e paraparë të peshës brenda afatit prej gjashtë muajve, ata do të angazhohen në pozita tjera në kompani, por nuk do të lejohen të punojnë në aeroplan. Kërkesa e kompanisë për punëtorët është shtruar për shkak të ankesave të udhëtarëve.
Një zëdhënës i kompanisë ka deklaruar se letra synon t’ua sjellë ndër mend punëtorëve faktin që ata duhet ta mbajnë një vijë të mirë të trupit dhe të mos vuajnë nga mbipesha e madhe. Ai ka thënë se kjo kërkesë është edhe për të mirën e shëndetit të punëtorëve dhe se ata nuk janë kompania e vetme që ka bërë kërkesë të tillë ndaj punëtorëve.
Një kërkesë e ngjashme ishte bërë në vitin 2015 edhe nga një kompani indiane, e cila ua kishte ndërruar pozitën e punës 130 punëtorëve që punonin në aeroplanë gjatë udhëtimeve, shkruan “Daily Mail”
Shpërthen në flakë një makinë “Tesla Cybertruck” pranë hotel...
Kjo është gjendja në pikat kufitare
Kurti mirëpret grupin e parë të qytetarëve nga Bosnja dhe He...
Arsenali e nis me fitore vitin, dhe atë me rikthim si mysafi...
Ukraina bëhet anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Të paktën katër të vrarë në Cetinje, thotë policia