Kompania më e famshme e prodhimit të armëve të zjarrit në botë, “Kallashnikov”, fton gazetarët që të blejnë armët e tyre me ulje çmimi enkas për këtë profesion.
Kompania me qendër në Moskë, Rusi, njoftoi se ka vendosur të aplikojë çmime më të ulëta për gazetarët, që për rrjedhojë nxisin shitjen e këtyre armëve, për shkak se plot gazetarë ndjehen të pasigurt dhe të pambrojtur.
Ulja që ofrohet është 10 për qind për të gjithë gazetarët dhe punonjësit e tjerë të mjeteve të informimit duke paraqitur një dokument që vërteton punën në media.
Kompania njoftoi edhe se punonjësit e saj janë të gatshëm të ofrojnë asistencë për gazetarët se si të përdorin armët dhe si të vetëmbrohen.
Ky zhvillim vjen pak ditë pasi botuesi i gazetës “Novaya Gazeta”, Dimitri Muratof, deklaroi se ka projektuar të pajisë me armë zjarri gazetarët e tij.
Ai tha se e mori këtë vendim sepse nuk sheh asnjë masë sigurie për gazetarët nga ana e shtetit rus.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia