Kompania publike holandeze e trenave, Nederlanse Spoorëegen, njoftoi të enjten se do ata do t’i paguajnë “dhjetëra milionë euro” si kompensim për të mbijetuarit e Holokaustit, për shkak të rolit të saj në transportimin e mijëra hebrenjve.
Kjo kompani kishte transportuar hebrenjtë për në kampet e koncentrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Disa mijëra njerëz” u bartën me këto trena, e ndër to 500 të mbijetuar tha në deklaratë kompania NS në një njoftim, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.
Avokatja e viktimave, Liesbeth Zegveld, konfirmoi për agjencinë e lajmeve EFE, që të mbijetuarit do të marrin nga 15.000 euro, ata që mbetën të vejë do të marrin 7.500 euro ndërsa fëmijët do të marrin prej 5.000 deri në 7.500 euro, e kjo varet nëse ata ishin lindur gjatë apo pas luftës.
Nga ky dëmshpërblim do të përfitojnë edhe të mbijetuarit e komunitetit rom, të cilët gjithashtu ishin viktima.
Viktimat, shtoi ajo “gjithmonë e kanë ditur që kjo ishte e drejta e tyre por nuk besuan se drejtësia do të bëhej një ditë”. Ata e përshëndetën vendimin e kompanisë që ta njoh dëmin që ia ka shkaktuar hebrenjve, tha Zegveld në deklaratë. /GazetaExpress/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...