Kompania ”Ford” e cila punëson 13 000 persona në Britaninë e Madhe po ushtron presion ndaj kryeministres Theresa May për të shmangur një Brexit pa marrëveshje me Bashkimin Europian, njoftoi për median një burim i afërt me çështjen.
Prodhuesi amerikan i automjeteve i ka paraqitur së fundmi May-t masat që parashikon bordi drejtues i kompanisë në rast të një Brexit të ashpër transmeton atsh. Të gjitha opsionet janë mbi tryezë, përfshirë transferimin e linjës së prodhimit nga Britania e Madhe drejt kontinetit, pasi theksoi se ishte ende shumë herët për të shprehur se çfarë masash konkrete do të merrte në përfundim kompania.
‘’Prej kohësh i kemi kërkuar qeverisë dhe parlamentit britanik që të punojmë sëbashku për të shmangur mundësinë e largimit pa marrëveshje të Londrës nga BE-ja’’, bëri të ditur sot për median zëdhënësja e kompanisë.
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë