Ukrenergo u godit nga një sulm tjetër kibernetik të enjten i cili përdorte një virus kompjuterik të ndryshëm nga ai që goditi Ukrainën të martën, tha kreu i ngarkuar i Ukrenergo, raporton reuters.
Sulmi i dytë nuk ndikoi në rrjetin energjetik të Ukrainës, tha Vsevolod Kovalçuk në një konferencë për shtyp të premten, transmeton arbresh.info.
“Virusi ishte pak më ndryshe, i një natyre tjetër, ngjashëm me WannaCry,” tha ai. “Efekti nga ajo ishte i parëndësishëm, pasi disa kompjutera qëndruan jashtë linje.”
Një virus kompjuterik u përhap nga Ukraina në të gjithë botën më parë këtë javë, duke paralizuar mijëra makina, duke mbyllur portet, fabrikat dhe zyrat ndërsa u përhap në rreth 60 vende./arbresh.info/
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...