Kompania Amazon njoftoi se po investon 110 milionë dollarë për të mbështetur kërkime produktive të inteligjencës artificiale në universitete që përdorin çipat Trainium.
Në deklaratën e kompanisë thuhet se programi i quajtur “Build on Trainium” u lançua për të ndihmuar universitetet dhe studiuesit të zhvillojnë teknologji të reja të inteligjencës artificiale duke ofruar burime të fuqishme kompjuterike.
Brenda fushës së programit, do të sigurohet akses në çipat special të inteligjencës artificiale të Amazon-it të quajtur AWS Trainium, të cilat janë krijuar për të trajtuar detyra komplekse të inteligjencës artificiale. Studiuesit mund t’i përdorin këto çipa për të provuar ide të reja, për të krijuar sistemet e inteligjencës artificiale të avancuara dhe përmirësimin e teknologjive ekzistuese.
Investimi në këtë fushë kap vlerën 110 milionë dollarë. Me mbështetjen e Amazon-it, studiuesit do të kenë mundësi të aksesojnë fuqinë kompjuterike që u nevojitet për të përshpejtuar projektet e inteligjencës artificiale, thuhet në deklaratë.
Universitetet si “Carnegie Mellon” dhe “UC Berkeley” janë përfshirë në këtë program. Amazon do të ofrojë grante për të mbështetur më shumë projekte kërkimore, veçanërisht ato që fokusohen në zgjidhje inovative të inteligjencës artificiale.
Zhvillimet e inteligjencës artificiale të krijuara përmes programit do të jenë me kod të hapur, në mënyrë që studiuesit të vazhdojnë të avancojnë risitë, theksohet në deklaratën e kompanisë Amazon.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...